Kushte te Përgjithshme

COURIER EXPRESS

Courier Express sh.p.k., me NUIS L81930012O, është krijuar në vitin 2018 dhe është e licensuar nga
AKEP për ushtrimin e aktivitetit në Shërbimin Postar.
Aktualisht, Courier Express (COEX) është nje nga shoqërite e medha private me kapital tërësisht
shqiptar në sektorin CEP (courier, express, parcel services/ shërbime korier, ekspres dhe pakove) me
eksperiencë të suksesshme mbi 1 vjeçare në tregun shqiptar.


www.coex.al
Zyrat Qendrore
Adresa: Rr. “7 Nentori” ,Mezez, Tirane.
(Perballe: Top-Channel)
Email 1: info@coex.al
Cel: +355 69 800 9008 / +355 69 802 0150

Qendra e Shërbimit me Klientin për dërgesat Kombëtare
Për pyetje lidhur me dërgesa kombëtare si edhe dërgesa importi drejt Shqipërisë mund të kontaktoni:
Telefon: +355 69 800 9008 / +355 69 802 0150 / +355 69 704 7568 / +355 69 703 3240


Për ankesa/reklamacione, ju lutemi të plotësoni formën e mëposhtme:
1) Formulari shoqërues i dërgesës i Coex është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se
ky formular është plotësuar nga ai ose nga Coex për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se
është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të
cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se pranon kushtet e transportit të Coex.


2) Dërguesi garanton që: Çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje
me ligjin. Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e
marrësit. Objekti që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.
Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose
magazinimit të objekteve.


3) Coex ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. Coex,
gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së
ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.


4) Coex ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e
shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen.


5) Coex kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e
marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Coex.


6) Coex kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e
dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në
këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit”.

7) Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Coex për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose
objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
a) deri në shumën 3000 Lekë për dokumente dhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekte,
b) në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumentet ose objektet e siguruara,
c) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve, pa u marrë parasysh përdorimi tregetar ose vlera e
veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë. Sa thamë më sipër është e vlefshme edhe
për dërgesat me vlerë të deklaruar kur janë të siguruara.
d) Per tejkalimin e afatit te dorezimit te objekteve postare te regjistruara
dhe siguruara, brenda vendit, pertej normave te parashikuara, 500 (peseqind)
leke per çdo dite vonese, por jo me shume se 5 000 (pese mije) leke.
8) Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së
sigurimeve më të cilën bashkëpunon Coex. Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që
transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë
shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë
vlerë.


9) Coex bën çdo përpjekje dhe ndërmer çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin
e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose
dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i
detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:
a) Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident,
kushte të keqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)
b) Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo
personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
c) Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose
shkatërrim.
10) Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të Coex
ose në agjencinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga Coex.
11) Coex nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve postare kur ky transportim është në
kundërshtim me ligjin ose ka të bëjë me objekte që nuk i pranon për dërgim IATA. Në çdo rast ajo nuk
merr përsipër kryerjen e transportit të parave. _______________________ * Vlera reale konsiderohet: 
a) për dokumentet kostoja e përgatitjes, e zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit,
 b) për objektet- kosto e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në
dorëzim).

 

Dorezimi i objekteve postare per Tiranen:
 Objektet e terhequra deri ne oren 13.00, dorezohen ne destinacion gjate dites ne vijim.
 Objektet e terhequra mbas ores 13.00 dorezohen diten e neserme. (Kjo ne varesi te orarit te
marresit te objektit)
 Per objektet postare, kur marresi i pakos eshte disponibel gjate gjithe dites, mundesojme
dorezimin deri ne oren 21.00.
 Per objekte postare qe kane probleme me adresen e marresit, ose per aresye te ndryshme nuk
mundesohet dorezimi, behen tre tentativa dorezimi.
  Dorezimi i objekteve postare per rrethet:
 Behet gjate orarit te punes se dites se neserme te grumbullimit te tyre, (24-48 ore nga
grumbullimi).
 Per objekte postare qe kane probleme me adresen e marresit, ose per aresye te ndryshme nuk
mundesohet dorezimi, behen tre tentativa dorezimi.
PS.Afatet kohore te dorezimit te objekteve jane ne varesi te sasise se objekteve per shperndarje.  

 

RRJETI NDERMJET KOMPANIVE TE SHERBIMIT KORRIER NE SHQIPERI Me 4 zyra ku Coex mund
t’ju ofroje sherbimet e saja ne te gjitha qytetet dhe qendrat e medha rurale ne te gjithe territorin e
Shqiperise

Rruga 7 Nentori, Mëzezë, Përballe Top Channel, Tiranë.Tel:+355 69 800 9008
Lagja numer 7,Rruga Aleksandër Goga përbri shkollës Eftali Koci,Durrës.Tel:+355 69 701 3111
tek kinema Millenium,Bulevardi Kastrioti, Shkodër.Tel:+355 69 707 9222
Gama market ,tregu i orizit, Vlorë.Tel:+355 69 704 7564

 

Sherbimet:
Coex garanton kryerjen e të gjitha shërbimet CEP (courier, express, parcel services/ Shërbime korier,
ekspres dhe pakove). Shërbimet kryesore janë
 SHËRBIMI POSTAR EKSPRES KOMBËTAR
 SHËRBIMI SPECIAL POSTAR EKSPRES PER BLERJE-SHITJE NE INTERNET 
 SHËRBIME POSTARE TË LIDHURA ME PAGESA
 SHËRBIME TË TJERA

 

WhatsApp whatsapp